Për muaj të tërë derisa Kuvendi i Kosovës s’po konstituohej, zyrtarë të Lëvizjës Vetëvendosje kishin deklaruar se i kanë numrat për qeverinë dhe se do ta formonin atë kur të zgjidhej ngërçi në Kuvend.
Vetë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte kërkuar të testohej nëse i kishte ose jo numrat derisa këmbëngulte se duhej të votohej për kryetare të Kuvendit e propozuara e tyre Albulena Haxhiu.
Por, kur u zhbllokua situata dhe u thirr seanca për formimin e qeverisë, Kurti ra nga provimi. Ai shkoi në Kuvend pa marrëveshje dhe s’mori votat e nevojshme.
Për këto zotime të Vetëvendosjes se i kanë numrat sot gazetarët u përpoqën ta mbajnë përgjegjëse nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“A do t’i kërkoni falje që keni gënjyer?”, ishte pyetja e një gazetari.
Haxhiu tha se Qeveri Kurti III do të ketë, por se “përkohësisht” s’ka.
“Mendoj që qytetarët e Kosovës, sikurse ju, e keni parë që Qeveria Kurti s’është votuar. Por, nuk është votuar vetëm përkohësisht sepse ajo do të bëhet. Natyrisht që do të ketë Qeveri Kurti III”, ishte përgjigjja e Haxhiut



Të tjera
Aktuale
Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm në çdo moment të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi,
Lajme
Mediat: Plan sekret SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Administrata amerikane e udhëhequr nga Donald
Aktuale
A është seanca e orës 11:00 e kundërligjshme, çka thotë ligji?
Tri partitë më të mëdha ish-opozitare,