Botapress, 20 Maj – Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar liderët politikë të opozitës për t’u bashkërenduar për çështje me interes të Republikës së Kosovës. Kjo është ftesa e parë publike e institucionale që kryeministri Kurit i bën opozitës parlamentare politike të Kosovës, shkruan Botapress.
Data e këtij takimi nuk është caktuar dhe mbetet që të haromonizohet sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, gjatë javës së ardhshme.
Por a do t’u përgjigjen ftesës së Albin Kurtit, Hoxhaj, Abdixhiku e Haradinaj?
Deri më tash vetëm Ramush Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje në takim me kryeministrin Kurti.
Ndërkaq në ditët në vijim mbetet të shihet se a do të jenë pjesë e takimit edhe Enver Hoxhaj i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, shkruan Botapress.