Ilir Peci, kryetar i Zveçanit ka konfirmuar se nga ora 09:00 do të mbajnë një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Zeqiri tha se takimi do të mbahet në zyrën e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se së bashku me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin janë duke udhëtuar me veturë për në Prishtinë për t’u takuar me amabsadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Forcat e KFOR-it stacionohen afër objekteve të Komunave në Veri
“E kemi një takim me ambasadorin amerikan, jam në veturë bashkë me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin duke ardh ne Prishtine”, ka thënë Peci për Kanal 10.
I pyetur nëse sot do të shkojë në vendin e tij të punës, ai ka lënë të kuptohet se kjo do të vendoset pas takimit që do të zhvillojë me ambasadorin amerikan.
Edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se fillimisht do të takohet me ambasadorin amerikan dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në zyrën e tij në objektin komunal apo jo.
Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.
Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.