Në kalendarin zyrtar të punës së Kuvendit të Kosovës, sesioni pranveror përfundon më 31 korrik. Megjithatë, vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme politike, pasi pas shpërndarjes së Kuvendit dhe dekretimit të zgjedhjeve të reja, institucioni nuk është më funksional dhe pritet konstituimi i përbërjes së re pas zgjedhjeve.
Edhe dje, në ditën e pushimit, deputetët dolën në punë.
Kjo meqë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka dy muaj e gjysmë që nuk po arrijnë ta zgjedhin të parin e tyre.
Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, e cila ka filluar me 15 prill 2025, por nuk ka përfunduar. Referuar nenit 12, paragrafi 5 të Rregullores se Kuvendit të Republikës së Kosovës: “Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Nga drejtoria për media e institucionit legjislativ, kanë treguar se si i parasheh rregullorja dy sesionet e punimeve brenda vitit.
“1. Kuvendi zhvillon punën në dy sesione: 1.1. Sesioni Pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar dhe përfundon në fund të muajit korrik. 1.2. Sesioni Vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator dhe përfundon në fund të muajit dhjetor. 2. Kuvendi, ndërmjet dy sesioneve, mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme”, thuhet nga Kuvendi.
Por, duket se deputetët nuk mund të shkojnë në pushime pa u konstituar Kuvendi, edhe pse një ‘zgjidhje tashmë e kanë gjetur’.
Kjo meqë në seancat e vikendit, numri i deputetëve në sallë nuk arrin në 100-të.
Të tjera
Aktuale
Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi
Të gjitha shtetet e rajonit që
Aktuale
Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK’së: Partia e parë e papërgjegjshme, po e mban peng funksionalizimin e institutucioneve
Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka
Aktuale
Tenderi për njësinë A3 vazhdon – KEK: Projekti do të ecë me intensitet të plotë
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka