Profesori universitar dhe historiani, Bujar Dugolli thotë se kjo kishë duhet të trajtohet në suaza të ligjeve dhe u ndërtua me qëllime politike.Për mbi 25 vjet, kjo kishë ortodokse serbe, qëndroi ilegalisht në oborrin e Fata Orloviqit.
Por kjo e fundit, s’u ndal së kërkuari drejtësi për pronën e saj në Konjević të Bosnje Hercegovinës.Kësisoj, pas dy dekadave, ai e fitoi kontestin gjyqësor kundër Republikës Serbe.
E kjo bëri që kjo kishë ilegale, të rrënohet përfundimisht.Ndërkohë, në të njëjtën kohë me këtë kishë në Bosnjë dhe Hercegovinë, themelet e një tjetër kishe ilegale, ishin nisur në Prishtinë.Madje në vënien e gurthemelit me 6 dhjetor të vitit 1992, kishte marrë pjesë edhe krimineli famëkeq serb, Zheljko Razhnatoviq.
E ndërtimi i saj, zgjati për disa vjet, por punimet u ndërprenë në vitit 1999, kur edhe filloi lufta në KosovëNdërkohë që nga ajo kohë, ky objekt nuk u shfrytëzua kurrë si faltore.
Madje ky objekt, përplasi disa herë në gjykatë Universitetin e Prishtinës dhe Kishën Serbe në Kosovë, në një proces gjyqësor që është ende aktiv.
Për këtë, T7 ka kontaktuar Rektoratin e UP-së dhe Gjykatën Themelore, se deri ku kanë shkuar procedurat gjyqësore, në lidhje me këtë objekt.
Por pavarësisht pritjes, asnjëra nga këto, nuk kanë kthyer përgjigje.Ndërkohë historiani dhe profesori universitar, Bujar Dugolli, thotë se ky objekt, po vazhdon ta bllokoj kampusin universitar.
Por, me çfarë qëllimesh regjimi i Sllobodan Millosheviqit, e ndërtoi këtë kishë, në zemër të Prishtinës? Ndërkohë në mars të këtij viti, studentët e Universitetit të Prishtinës, përmes një iniciative, këtë objekt e shpallën si objekt non-grata.