Anëtari i kryesisë së PDK-së Bernard Nikaj ka folur për deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun i cili doli kundër partisë, dhe përkrahu Bekim Jasharin në zgjedhjet për kryetar të Skënderajt.
Nikaj ka thënë se një gjë e tillë nuk është duke u diskutuar nga PDK tani për tani, por se kushdo që del kundër partisë nuk ka bërë mirë.
“Ajo që është e qartë, është se PDK e ka vetëm një adresë, dhe ajo është numri 177, dhe kandidatët që janë në listë për asamblist dhe për kryetar komune , dhe kushdo që ka dalë kundër numrit 177, dhe listës për asamble, dhe kryetarë të PDK-së ka punuar kundër, dhe kjo është e qartë”, tha Nikaj në Prime Time.