Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se Kosova ka detyrime financiare me përfshirjen e saj në Bordin e Paqes.
E pyetur sot nga gazetarët, ajo tha se kjo gjë s’ishte cekur në dokumentacionin që SHBA i ka dërguar Kosovës.
“Një gjë e tillë nuk është përmendur në dokumentacionin që është na dërguar. Ju e keni parë ftesën, por edhe në dokumentacionin përcjellës nuk përmendet çështja e ndonjë pagese. I lihet shteteve që këtë gjë ta bëjnë në mënyrë vullnetare”.
Osmani shtoi se për të gjitha çështjet janë në “koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në media është përmendur një shifër prej 1 miliard dollarësh që shtetet themeluese do të kontribuojnë.
Megjithatë, edhe zyrtarët në Shqipëri kanë thënë se diçka e tillë nuk iu është kërkuar.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi