Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe se është shumë herët për të folur për kandidatura konkrete, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit.
Sipas Gashit, LDK-ja nuk është ende në fazën kur mund të marrë një qëndrim lidhur me këtë çështje, duke theksuar se paraprakisht duhet të bëhet një vlerësim politik më i thelluar.
“Ende nuk është diskutuar çështja e presidentit, është tepër herët. Nuk jemi ende në atë fazë. Duhet të bëhet paraprakisht një vlerësim politik nëse do të ketë një kandidat konsensual, në kuptimin që presidenti të jetë konsensual, që nënkupton më shumë se një parti që e propozon. Duhet parë se sa përfaqëson më shumë se një parti Vjosa Osmani, kjo kërkon një analizë më të thelluar”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani kishte thënë për Indeksonline se dëshiron edhe një mandat për të vazhduar punët e mira.
“Shumë më e rëndësishme se ambiciet individuale është besimi qytetar. Për mua ka qenë primare kjo çështje e besimit. Matjet kredibile ndërkombëtare tregojnë se 81 për qind e qytetarëve përkrahin një mandat të ri. Mendoj se është në interes të Republikës së Kosovës të kemi vazhdimësi të kësaj pune të mirë të këtij institucioni”, ishte shprehur ajo. /Indeksonline/



Të tjera
Aktuale
‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun
Deputetja e Partisë Demokratike të
Aktuale
Kurti ‘shfajëson’ vetën për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke
Aktuale
Turqia e mbështet Kosovën me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën