Në vjeshtën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, shumë nga kandidatët tashmë edhe kanë zyrtarizuar kandidaturat.
Në komunën e Lipjanit po përflitet që Rashit Qalaj mund të jetë kandidat për kryetar nga radhët e PDK-së.
Ish-drejtori i Policisë, Qalaj, i cili nuk arriti të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk e ka mohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lipjanit.
“Ende nuk ka diçka konkrete, besoj që brenda dy-tre ditëve do të dihet”, tha ai për indeksonline.
Në komunën e Lipjanit që dy mandate udhëheq Imri Ahmeti i LDK-së. Para tij në krye ishte Shukri Buja nga PDK./Botapress/