Kosova ka hyrë në fazën vendimtare të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa institucionet dhe partitë politike kanë nisur konsultimet për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aktualisht janë në proces diskutimesh dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje më specifike lidhur me cështjen e Presidentit.
Ajo thënë se prioritet mbetet sigurimi i zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues.
‘’Ashtu siç e kemi parë kryeministri Kurti, kryetari i Lëvizjes ka filluar që dje konsultimet me grupet e tjera dhe jemi në proces të diskutimeve, për momentin nuk mund të jap përgjigje më specifike. Mund të konfirmoj se do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që në kohë të kemi presidentin’’, tha Nagavci për FrontOnline



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të