Një grua nga Graqanica ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj pas mosmarrveshjes që ka patur me bashkëshortin.
Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë, Prishtinë 18.05.2021-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor. Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë