Bisedimet mes dy vendeve kanë filluar, thotë këshilltari presidencial ukrainas
Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, raporton AL Jazeera
Më herët zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
Këto bisedime po shihen si një mundësi për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga e Rusisë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës.
Tentime të ndryshme ishin bërë edhe me herët nga ana e perëndimit, me kërkesë që tensionet të mos përshkallëzojnë në luftë, por me të filluar lufta, diçka e tillë nuk ishte tentuar më, dhe kësisoj perëndimi vendosi menjëherë planin e sanksioneve kundër Rusisë./Botapress.info