Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të shtunën në mëngjes se 3,500 rusë janë vrarë dhe gati 200 të tjerë janë zënë robër që nga fillimi i pushtimit.
Kombet e Bashkuara raportuan 25 vdekje civile deri më tani si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve ajrore dhe 100,000 njerëz besohet se kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë. Sipas OKB-së, numri i atyre që ikin mund të rritet deri në 4 milionë nëse luftimet përshkallëzohen më tej, raporton The New York Post, percjellë Botapress.