Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi se Serbia i ofron mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës.
“E konsiderojmë shkelje të gabuar të integritet territorit të Ukrainës. Ruajta e paqes dhe stabilitetit është e rëndësisë kryesore.
Serbia do të udhëzohet për të mbrojtur interesat e saja, shkruan Tanjug,
Vuçiq deklaroi se Beogradi zyrtar respekton standardet e së drejtës publike ndërkombëtare. “… dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe interesat e saja, por respekton edhe miqësitë tradicionale”, u shpreh ai.
Megjithatë, Vuçiq theksoi se nuk është e rëndësishme për momentin që të vendosen sanksione ndaj ndonjë shteti, përfshirë Rusisë.