Një anije e Moldavisë është goditur me raketa teksa lundronte në ujërat e Detit të Zi.The Guardian shkruan se goditja fatale nga dy raketa të panjohura ka lënë të plagosur rëndë dy anëtarë të ekuipazhit.
Agjencia Detare tha në një deklaratë se burimi i raketës që goditi Milennial Spirit me flamurin Moldav të premten ishte i panjohur.
Një zjarr shpërtheu në bordin e anijes; pajisjet dhe varkat e shpëtimit u shkatërruan. Ekuipazhi i anijes u largua nga anija i pajisur vetëm me jelek shpëtimi.
Agjencia tha se kompania që operon cisternë është një person juridik ukrainas dhe anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë. Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave./Botapress.info/