Faqja zyrtare e Ukrainës në Twitter ka shpërndarë një karikaturë të Hitlerit duke uruar Putinin. Në Twitter kjo faqe ka publikuar një fotografi ironizuese të Adolf Hitler dhe Vladimir Putin duke i buzëqeshur njëri-tjetrit.
Tutje, kjo faqe zyrtare e Ukrainës shkruan se kjo nuk është një pamje humoristike, por realiteti./Botapress.info/
“Kjo nuk është një pamje humoristike, por realiteti ynë dhe i juaji momentalisht”, shkruhet në faqen zyrtare të Ukrainës.
Kujtojmë se forcat ruse sulmuan Ukrainën mëngjesin e ditës së sotme, derisa raportohet për disa të vrarë dhe disa të tjerë të zhdukur./Botapress.info./