Ndërmarrja e Trafikut Urban në Prishtinë ka njoftuar se cilat kategori nuk kanë nevojë të paguajnë për të udhëtuar me autobusë.
Trafiku Urban ka marr vendim që disa kategori të mos paguajnë për të udhëtuar me autobus.
Në këto kategori bëjnë pjesë:
Personat me aftësi të kufizuara
Veteranët me status “Veteran Luftëtarë i UÇK-së”
Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës te UÇK-së
Pensionistët e Komunës së Prishtinës dhe
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK-së.
Të gjithë personat që bëjnë pjesë në ndonjërën nga këto kategori duhet të tregojnë dokumentin e lëshuar nga institucioni përkatës./Botapress.info/