Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se ndjehet shumë e zemëruar me veten për dështimin historik të Perëndimit përballë Rusisë.
Karrenbauer thotë se një zemërim i tillë rrjedh si pasojë e faktit se s’ishte përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar Putinin, edhe përkundër asaj se çfarë kishte bërë Rusia me Gjeorgjinë, Krimenë dhe Donbasin.
“Jam shumë e zemëruar me veten për dështimin tonë historik. Pas Gjeorgjisë, Krimesë dhe Donbasit, ne nuk kemi përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar vërtet Putinin”, ka shkruar politikania gjermane, transmeton Express.