Gjermania ka reaguar përsëri pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe tashmë po regjistrohen viktima të shumta në Evropën Lindore, si pasojë e sulmeve ruse.
Pas këtyre ngjarjeve, reagimi ka ardhur nga Ministrja e Jashtme e Gjermanisë.
Annalena Baerbock ka thënë se Gjermania dhe aleatët e saj janë gati të aplikojnë ‘pakon e plotë të sanksioneve masive’.
Sanksione për Rusinë janë paralajmëruar nga i gjithë blloku perëndimor. Nord Stream 2 është pika kyçe ku pritet të bllokohet Rusia. Kjo lidhet me rrjetin e shpërndarjes së gazit./Botapress.info