Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha se deputet e betuar nuk janë ende deputetë
“Këta deputetë janë në tentativë nuk janë deputetë, nuk kanë detyrë efektive, e merr kur konstituohet Parlamenti. Nuk janë legjitimë derisa të konstituohet Kuvendi”, tha Kryeziu.
Ai ndër tjerash ka përmendur edhe “presionin për presidenten Osmani”, e cila sipas tij ka të drejtë të bëj kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nëse gjatë procedurave është shkelur Kushtetuta.
“Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë kërkesë vetëm palët e autorizuara me ligj, partitë politike tek ne nuk kanë të drejtë, të drejtë kanë grupet parlamentare dhe deputetët”, tha ai në klankosova.
“E kam cekë disa herë dhe i kam bërë edhe presion publik te presidentja e cila e ka një të drejtë të pashfrytëzume që të bëj një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese, që ta pyes që gjatë procedurave a është shkelë ndonjëherë Kushtetuta”, tha tutje Kryeziu.



Të tjera
Aktuale
Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve
Një prej emrave të përfolur si
Aktuale
Nga Facebook-u te fruthi: Skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse,
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar