Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se pas takimi që pati Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Bordin e SHSKUK-së, shkarkimi i Bordit të SHSKUK’së është shpëtim për shëndetësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Botapress.
Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është i shqetësuar me situatën në shëndetësi, me degradimin në të cilin ka eskalu shëndetësia jonë, jo se ishte shëndetësia në ndonjë nivel të lartë të organizimit, por sipas tij situata me këtë udhëheqje është shqetësuese dhe degraduese.
“Diskutuam për listat e pritjes për operim të cilat krahasuar me vitin 2019 janë rritur shumë sepe numri i opercioneve është zvogëluar përgjysmë. Në vitin 2019 numri i operacioneve të kryera ishte 42 mijë, ndërsa në vitin 2020 numri i operacioneve të kryera ishte 29 mijë. Në vitin 2021 numri i operacioneve të kryera ishte 22 mijë. Kur udhëheqja e SHSKUK-së posedon këto të dhëna dhe deklarohen se ka mjekë që nuk i bën as 10 opeercione në vit, dhe se ka klinika ku mesatarja e operacioneve për një mjek është një operacion në 22 ditë , nuk do koment”, ka shkruar ai.
Tutje Haxhiu ka treguar se Bordi nuk është përgjigjur në disa pyetje.
“Kur Bordi nuk ka plan strategjik, nuk ka organogram të miratuar edhe nuk ka përgjigje për gjërat të cilat është përgjegjës, atëherë vjen në shprehje arroganca e kryesueses së Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gashi. Shkarkimi i Bordit të SHSKUK-së është shpëtim për shëndetësinë tonë”, ka shkruar në fund ai.