Berlini këtë mbrëmje ndezi portën e Brandenburgut, pikën më të famshme të kryeqytetit gjerman, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në një shfaqje uniteti me Kievin.
Në Paris, autoritetet ndezën Bashkinë, selinë e kryetarit të bashkisë dhe administratës lokale, me të njëjtat ngjyra blu dhe të verdhë për të treguar gjithashtu mbështetjen e tyre.
Berlini, i cili përfaqësonte vijën e frontit gjatë Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit në 1989, po dërgon një sinjal të qartë për një Ukrainë të lirë dhe sovrane.“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë”, tha në një deklaratë kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey.
“Ata nuk duan asgjë më shumë se një fund të përshkallëzimit dhe një zgjidhje paqësore të këtij konflikti kërcënues”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se edhe Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti./Botapress.info/