Disa liderë evropianë thanë më herët gjatë ditës se trupat ruse kanë lëvizur në zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, pasi Vladimir Putin ua njohu pavarësinë dy rajoneve – por disa thanë se ky nuk është ende pushtim.
Shtëpia e Bardhë, e cila kishte hezituar ta përdorte fjalën “pushtim”, sinjalizoi një ndryshim në pozicionin e saj të martën, raporton The Guardian.
“Ne mendojmë se ky është, po, fillimi i një pushtimi, pushtimi më i fundit i Rusisë në Ukrainë”, tha Jon Finer, zëvendës këshilltar kryesor për sigurinë kombëtare në SHBA.
Shtëpia e Bardhë vendosi të fillojë t’i referohet veprimeve të Rusisë si “pushtim” për shkak të situatës në terren, sipas një zyrtari amerikan i cili foli në kushte anonimiteti./Botapress.info/