Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të marten tha se marrëdhëniet me Ukrainën janë me ndryshe se marrëdhëniet me kombet tjera që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik
Rusia ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha kombet e pavarura që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia i ka njohur të gjitha shtetet që kanë dalur nga BS, dhe siç e dini, ne po punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin me të gjitha shtetet e pavarura, që janë post-sovjetike” tha Putini.
“Ne mendojmë të punojmë në këtë mënyrë me të gjithë fqinjtë tanë, por, me Ukrainën, situate është më ndryshe”, vazhdoi ai.
LEXO EDHE
“Kjo është për shkakun se, territori i këtij vendi, po përdoret nga shtetet e treta, në mënyrë që të krijojnë kërcënime ndaj Federatës Ruse. Kjo është ë vetmja arsye”, tha lideri I Rusisë.
Putin foli po ashtu edhe për njohjet që Rusia i bëri ndaj rajoneve të Donetsk dhe Luhanks.
Ku ai tha se: “Ne kemi parë spekulime ku thuhet se, Rusia po tenton të ngrisë perandori të re. Gjë e cila është plotësisht e pavërtetë” përfundoi Putin../Botapress,,info