Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe dy marrëveshje ndërkombëtare. Të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit.
Ndërkohë, i dhanë dritë të gjelbër edhe ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Përkrahje dy marrëveshjeve i dhanë deputetët nga pozita dhe opozita.
Derisa seanca po vazhdon të zhvillohet, është ngritur diskutimi edhe për shqyrtimin e parë të Projekt-Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës.