Një aksion policor është zhvilluar sot në rajonin e Pejës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.Prokuroria e Pejës ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme e cila do të zhvillohet në ora 15:00.
Në këtë konferencë pritet që të jepen detaje shtesë lidhur me hetimet e kryera në kuadër të krimit të organizuar, saktësisht veprën e fajdes./Botapress.info/.
Njoftimi i plotë:
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.
Vendi: Pejë
Adresa : Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr.
Ora: 15:00.