Presidenti rus Vladimir Putin ka njohur zyrtarisht njohjen e dy republikave Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të “sigurojë paqen” në dy ish-rajonet e Ukrainës lindore.
Në mediat e huaja është raportuar ditën e sotme se Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura.
Alarmante: Trupat ruse futen në territorin e Ukrainës- VIDEO
Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut./Botapress.info/