Policia e Kosovës së fundi ka arrestuar një person të dyshimtë, i cili edhe ishte në kërkim.
Të shtunën në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë është arrestuar Ridvan Ademi, i cili edhe ishte shpallur në kërkim për veprat penale: Kanosje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe asgjësim i pasurisë.
Policia ka njoftuar se pas arrestimit, 32 vjeçari, Ridvan Ademi është ndaluar për 48 orë.
Kurse mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe vëllain e tij, R.A, 28 vjeçar, i cili pas intevistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Policia ka bërë të ditur se veprat penale të cekura më lartë, dyshohen të kenë ndodhur me datë 16.01.2022, rreth orës 03:45 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
Poashtu nga ky rast është sekuestruar edhe një armë automatike AK-47, e cila dyshohet të jetë armë e përdoru në rast.
Ridvan Ademi ishte emër i përfolur në shumë raste nga autoritetet e hetuesisë.
I njëjti dyshohet se në të kaluarën ishte implikuar në vepra të tjera penale.
Ademi ishte në një prej grupeve më të rrezikshme të grabitjeve në Kosovë.
Bashkë me të Policia e Kosovës ishte në kërkim edhe të Kastriot Shalës e Leutrim Latifit, emra këta të cilët janë përballuar edhe më herët me organet e drejtësisë