Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së Policit Lirim Haxholli mbrëmë në Zllatar të Prishtinës.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se zyrtari policor është qëlluar aksidentalisht, sipas dyshimeve, me armë zjarri nga një person tjetër gjatë një ndeje.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
LEXO EDHE : https://botapress.info/ky-eshte-polici-qe-u-vra-mbreme-ne-prishtine-ishte-vetem-24-vjec/
Ndërkaq që IPK është hedhur në veprim për të hetuar rastin teksa i dyshuari është arrestuar.
Njoftimi i plotë nga Policia në raportin 24-orësh:
Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar./Botapress.info/.