Botapress, 14 Shkurt – Tensionet në lindje të Ukrainës janë rritur në mënyrë dramatike pasi separatistët e mbështetur nga Rusia hapën zjarr përgjatë vijës së kontrollit me forcat ukrainase, duke goditur një çerdhe dhe duke plagosur tre persona.
Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka pasur “incidente të shumta granatimesh” të enjten në mëngjes përgjatë vijës së frontit në rajonin e Donbas.
Sulmi në qytetin e Stanytsia Luhanska shkatërroi murin e një kopshti fëmijësh. Mësimi po zhvillohej në objekt, kur thuhet se vendi u godit nga një predhë.
Videoja që tregon shkatërrimin është shpërndarë në internet.
Nxënësit ndodheshin në një dhomë tjetër kur ra raketa, por se një mësues, një roje sigurie dhe një punëtor tjetër u plagosën.
Ushtria ukrainase tha se 32 ranë në qytet, duke plagosur gjithashtu një ushtarak dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike.