Shtetasi amerikan, Jon Fanell, përmes Tëitter ka bërë të ditur se gjysma e lagjes ku jeton kanë vendosur flamujt amerikanë dhe atë të Kosovës para shtëpisë së tyre, në der të 14 vjetorit të Pavarësisë.
Ai tha se njëi nga fqinjët e tij janë nga Kosova dhe iu ka treguar si e festojnë 4 korrikun, pavarësinë e SHBA-së.
Fanell tha se komshinjët ia kanë kthyer nderin kosovarëve duke vendosur edhe ata flamujt kosovarë para hyrjes së shtëpisë.
“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e rrugës sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe po valvitim flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot!”, tha ai./Botapress.info/
Our neighbors are from Kosovo and told us how they celebrate on the 4th of July in solidarity with the US. Half my street decided we'd return the favor and are flying Kosovo flags for their Independence Day today! pic.twitter.com/2wOuxCgCXr
— Jon Fanelli 🇺🇸🇺🇦 (@FanelliJon) February 17, 2022