Xheisara Frisku, ish banorja e Big Brother VIP është e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell ku ka folur për festën e të dashuruarve.
Ajo zgjodhi të mos tregonte nëse është në një lidhje dashurie apo jo, ndërsa tregoi se është tradhtuar pas një historie që zgjati disa vite.
Xheisara: Një Zot e di çfarë kam për ti bërë burrit tim të ardhshëm. Do ta zhdëp në dru që më la vetëm gjithë këto vite. Unë çdo ditë e kam 14 shkurt. Xheisara di të dashurojë dhe dashuron shumë fort, por vërtet stepem se nuk njoh kufi. Nuk jam as toksike, as posesive, thjesht jam njeri që dua shumë.