Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, për pak minuta ka qenë në rolin e pilotit. Lladrovci ka qenë për vizitë në Belgjikë ku ka takuar mikun e tij, Musa Hoti i cili kontribun në aftësimin e të rinjve për pilotim.
Ai ka folur rreth mundësisë së funksionalizimit të aeroportit në komunën e Drenasit duke shtuar se Hoti është i gatshëm të investojë në Kosovë për të hapur shkollën e pilotimit.