Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka rikthyer një postim që e kishte bërë në shkurt të vitit 2014, ku kishte bërë thirrje që të mos votohej Gjykata Speciale, raporton Botapress.
Duke e ri-shpërndarë këtë postim, Musliu ka thënë se zëri i saj s’mjaftoi për të parandaluar Specialen.“Para 8 viteve zeri im nuk mjaftoj për të parandaluar gjykaten speciale. Fatkeqesisht koha me dha të drejte”, ka shkruar Musliu.