Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.
Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.
Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq, sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.
Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet e Indisë dhe ka paralajmëruar hakmarrje. “Ne nuk do të rrimë duarkryq. Çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar ai.
Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.
Të tjera
Aktuale
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 15:00 kjo është përqindja e qytetarëve që votuan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar
Aktuale
Zgjedhjet lokale: Votojnë mbi 336 mijë qytetarë
Në 38 komuna të Republikës së
Aktuale
Fatmir Sheholli shtrohet në spitalin e Gjilanit pas disa problemeve shëndetësore
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të