Kjo shtëpi është ndërtuar rreth vitit 1840 në Vushtrri dhe në fillim ishte pronë e Shaban Haxhiut.
Në qytetin e Vushtrrisë kishte dhjetëra shtëpi të këtilla, të cilat mbijetuan deri në fillim të viteve tetëdhjetë. Kjo shtëpi e ndërtuar në këtë stil, është e vetmja në qytetin e Vushtrrisë. Megjithëse është nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, asnjëherë deri tash nuk ka ndodhur ndonjë restaurim brenda dhe jashtë saj.
Deri në fillim të viteve shtatëdhjetë, një shtëpi tjetër e të njëjtit stil e ndante vetëm një muri në mes. Shtëpia ishte pronë e dajallarëve të mi, e cila dikur ishte ngritur nga Iljaz Aga, një pronar i madh i tokave në Vushtrri. Në katin e parë shquhej dhoma e zjarrit, e cila kishte një hapësirë të madhe ku gatuheshin ushqimet, derisa në të njëjtin kat gjendeshin edhe dy dhoma tjera.
Në katin e dytë shquhej çardaku i gjatë dhe i gjerë dhe në veçanti shquhej dhoma e pritjes, e cila gjendej në krahun e djathtë të saj. Dhoma kishte një hapësirë jashtëzakonisht të madhe, derisa tavani dhe muret e saj shquheshin nga ornamente prej druri, të punuara nga mjeshtërit më të njohur të kohës. Në katin e dytë ishin edhe dy dhoma tjera po ashtu të mëdha dhe një korridor i madh që çonte në drejtim të tyre.
Këto shtëpi dukeshin të bukura edhe për faktin, pasi secila prej tyre kishte oborre të mëdha prej së paku njëzet ari hapësirë.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët:
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/04/shkabaj_logo-2.png)
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/04/Gjirafa-llogo-1.png)