Ditën e mërkurë, ndërmjet vransirash të ndryshueshme do të ketë intervale me diell kohëpaskohe.
Nga orët e para të ditës paraqiten kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë zhvillime të ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje mund të ndryshojë drejtimin në veriore. Temperaturat maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 20C e 23C.
Vransira të ulëta mbulojnë vendin mëngjesin e së enjtes.
Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e më vonë pasdite shfaqen kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima. Frynë dhe erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 17m/s.
Nga dita e premte shtrihen më shumë vranësira, e të reshura përfshinë pjesë të vendit orëve të vona me kalimin në mëngjesin e ditës së shtunë. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranisra të ndryshueshme dhe intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura.
Temperaturat maksimale në rënie graduale deri në 15C e 17C në fundjavë. Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 6C e 10C, e mëngjesin e së dieles mund të zbresin në 3C



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së