Ambasada e Çekisë në Kosovë ka shpërndarë një deklaratë të ministri të Jashtëm të tyre, Jan Lipavský për sulmet ndaj mediave.
Deklarata e tij vjen në kohën ku gazetarë në Kosovë u linçuan nga Prindon Sadriu që është bashkëshoriti i presidentes, Vjosa Osmani.Jan Lipavský, ka treguar se Anëtarët e Koalicionit për Lirinë e Medias kanë mbajtur Konferencën e Tretë Globale për Lirinë e Medias ku është thënë se sulmet ndaj lirisë së medias po rriten në mbarë botën.
Në këtë takim është diskutuar për sfidat e shumta të gazetarëve në mbarë botën si dhe rolin e rëndësishëm që kanë mediat.
Ndërkohë, në Kosovë, sulmet dhe linçimet ndaj mediave janë rritur në shkallë më të gjerë. Rasti i fundit i linçimit dhe gjuhës denigruese ndaj mediave erdhi nga Zotëriu i Pari i shtetit, Prindon Sadriu që është bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.
Sadriu i quajti mediat ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, deklaratë kjo që ngjalli shumë reagime në komunitetin e gazetarëve në Kosovë, por edhe më gjerë./Botapress.info/