Hiç më pak se edhe para katër ditësh, Zotëriu i parë Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ashtu siç bëri edhe të martën mbrëma.
Pasi e kishte shpërndarë reagimin e këshilltarit të Vjosa Osmanit, Bekim Kupinës, ndaj një teksti të publikuar në disa media ku thuhej (mundesh me hjek krejt, veç qe don mi qepu Vjosës) në profilin e tij zyrtar në Facebook, Sadriu kishte shkuar “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Njëjtë Sadriu veproi edhe të martën, por, këtë herë nuk harroi ta fshinte statusin.
Pas shumë reagimeve lidhur me publikimin e tij, Sadriu e fshiu postimin nga rrjeti social Facebook, ndonëse reagimi i tij veç ishte ruajtur në media.
Sadriu ka marrë kritika të shumta për këtë deklaratë madje është kërkuar edhe shkarkimi i tij.