“Popular now” – është termi që do të shihni në Facebook nëse aty e kërkoni emrin e “zotëriut të parë”, bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu.
Ky i fundit u bë temë diskutimi pasi me një agresivitet të pakursyer iu drejtua dje medieve që ia publikuan shpenzimet për naftë Vjosa Osmanit gjatë kohës që ajo ishte deputete.
Ai iu drejtua mediave me termin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, term ky me të cilin Prokurorët e Speciales i referohen UÇK-së.
Por çka nënkupton “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”?
Ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton forma të bashkëkryerjes sistematike dhe gjërësisht të përhapura të veprave penale (krimit), me këto elemente: 1) që në kryrjen e krimit të kenë marrë pjesë më shumë ekzekutues; 2) që ata individë në grup kanë synim dhe qëllim të përbashkët; 3) që synimi ose qëllimi i përbashkët paraqet vepër penale (krim) të paraparë sipas ligjit, 4) që kryesit e veçantë (individualisht) të veprave penale kanë qëllim të përbashkët; 4) që i akuzuari konkret ndaj të cilit zhvillohet gjykimi, ka marrë pjesë në atë ndërmarrje të përbashkët dhe ka “kontribuar” dukshëm në kryerjen e krimit; 5) që personat të cilët kanë marrë pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale duhet të identifikohen me ndonjë strukturë, emër, kategori apo grup të cilit i përkasin (ushtarak, policor, paraushtarak, administrativ) apo çfarëdo grupi tjetër të identifikueshëm.