Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 kosovarë, në periudhën tetor-dhjetor 2021. Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.
“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C, i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 viza kombëtare D”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.
Ndryshe, më herët në media u raportua se vetëm për dy muaj, mbi 105 mijë persona aplikuan për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë./Botapress.info/