Frashër Krasniqi nga PSD-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rritjen e energjisë elektrike po i ndihmon vetëm bizneset dhe ata që kanë.
Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se qytetarët që janë tatimpaguesit kryesorë po preken më së shumti nga kjo rritje.
“Rryma ndoshta është dashtë me u shtrenjtu, se u rrit në krejt botën e koka dasht me u shtrenjtu edhe te na. Puna është që kë e ngarkon ti në këtë rritje dhe kë e run si të paprekur në këtë rritje. Qetu kemi pozicione ideologjike, ma nuk është çështje e ekspertëve.
Nëse ti vendos që asnjë biznesi mos me ia rrit rrymën, e me na rrit neve që faktishit jemi tatimpaguesit kryesorë të këtij vendi, e na me jau pagu edhe bankave rrymën, të cilën e kanë pa rritje. Puna është që ti po vendos disa me i prekë e disa mos me i prek”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tha se me këtë rritje po ruhen fitimet e KEDS-it.
“Nëse qeverisjet e kalume e kanë privatizuar keq KEDS-in, sot partia politike që është në pushtet po ia jep afro 200 milionë KEDS-it , të njëjtë kompani e cila është shit për 25 milionë. Këtu po ruhet KEDS-i, p’i ruhen fitimet KEDS-it, sepse është vetëm KEDS-i dhe bizneset që nuk preken prej rritjes të çmimit”, tha Krasniqi.