Thuajse çdo mëngjes situata e kolonave nëpër rrugët e Prishtinës është e ngjashme.
Por padyshim se ndër më të ngarkuarat mbetet hyrja në Prishtinë, saktësisht në Veternik.
Kushdo që ia mësynë kësaj rruge përballet me kolonë tejet të gjatë,e që shpesh herë mund të çojë edhe në vonesa.
Ngjashëm ka ndodhur edhe sot, ku qytetarët kanë pritur mjaftë gjatë për t’u kyçur në rrugët tjera të kryeqytetit.
Se kur do të bëhet zgjidhja e kolonave aspak të nevojshme në kryeqytet, mbetet të shihet.