Një person ka vdekur dje në Kamenicë. E ndaj kësaj policia ka hapur rast për vdekje të dyshimtë, shkruan Gazeta Botapress.info
Sipas policisë një person ka lajmëruar në polici se dhëndri i tij ka vdekur gjersa ishte mysafir tek një person.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Kamenicë 05.02.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Botapress.info/