Ndryshimi i madh i 14 Shkurtit të vitit të kaluar nuk ka kuptim pa një ndryshim edhe më të thellë e më të madh në KREJT Republikën e Kosovës. Së paku kështu ka deklaruar Albin Kurti.
Pra tash kur kemi një:
Presidente të Vetëvendosjes.
Kryeministër të Vetëvendosjes,
Kryetar të Kuvendit të Vetëvendosjes,
Shumicë parlamentare të Vetëvendosjes,
Qeveri të Vetëvvendosjes
Ministër të Brendshëm të Vetëvendosjes,
Polici që zbaton urdhra politikë të Vetëvendosjes,(arreston gazetarë e protestues, suspendon zyrtarë policorë që nuk mendon si Vetëvendosje)
Borde dhe Agjenci me përfaqësues të Vetëvendosjes,
…Ndryshimi KREJT e DREJT duhet të vazhdojë edhe më shumë që të kemi:
Kryetar të komunave KREJT të Vetëvendosjes,
Kryeprokuror e prokurorë KREJT të Vetëvendosjes ( Shkoi Lumeiz duhet Elezi i Vetëvendosjes)
Gjykatë Kushtetuese KREJT të Vetëvendosjses (ekskluzivisht t sipar kriterit të Albin Kurtit)
Gjyqtarë të Gjykatave KREJT të Vetëvendosjes.
Shërbyes civilë KREJT të Vetëvendosjes
Personel mjekësor KREJT të Vetëvendosjes,
Arsimtarë, profesore, akademikë KREJT të Vetëvendosjes,
Shkolla, Fakultete, Kolegje KREJT të Vetëvendosjes
Sindikata KREJT të Vetëvendosjes ( në krye me njerëz KREJT të Vetëvendosjes)
Shoqëri Civile KREJT të Vetëvendosjes
Medie KREJT të Vetëvendosjes,
Diasporë KREJT të Vetëvendosjes
…Me një fjalë, një Shtet KREJT të Vetëvendosjes!
P.S. Sa simpatikë dukeshin kur deri dje flitnin e bërtitnin për ÇKAPJE të shtetit!
Sa hipokritë duken sot për tendencën për KREJT kapjen e shtetit!