Distria Krasniqi është vetëm një hap larg medaljes së artë në Paris.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kapur finalen në kategorinë -52 kilogramë, në Grand Slam të Parisit.
Distria fitoi gjysmëfinalen kundër zviceranes Fabienne Kocher.
Krasniqi është tashmë vetëm një hap larg medaljes së artë që do të ishte e dyta për të këtë vit.