Të hënën edye zyrtarisht del konkursi për drejtor te përgjithshëm. Duke u bazuar në vendimin e bordit të datës 19 janar për shkarkimin e Drejtorit të RTK-së, si dhe duke u bazuar në Ligjin për RTK-në, Bordi i RTK-së merr vendim për shpalljen e konkursit publik.
Bordi i RTK-së ka autorizuar administratën e RTK-së të shpallë konkursin publik, për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Kujtojmë se Bordi i ri ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, Ngadhnjim Kastrati.
Ndërsa, aktualisht u.d. është Shkumbin Ahmetgjekaj. /Botapress.info/