Aktori shqiptar Çun Lajçi ka reagur në lidhje me ngjarjen e profesorit nga Vushtrria. Ai përmes një shkrimi në Facebook përgëzon profesorin që ka vallëzuar duke u shprehur që nuk është bë kiamet që ka vallëzuar në banesën e tij, përcjell Botapress.info
Por s’po me duket e hieshme me këta “mentarët” që po kërcejnë me pleq e plaka, keshe po e përkrahim arsimtarin, shton ndër të tjera aktori.
Postimi i plotë
Bane Zot hajër
Paska vallzua arsimtari për qejf t’vetin n’banesën e vet. Mirëboll. S’u ba kjameti!
Edhe pse, ma mirë t’kishte vallzua me nxanësa n’shkollë, e ti kishte mësua si vallëzohet. Po nejse! S’jam kundër vallëzimit as kangës as arsimtarit. I lumtë atij që din e turp deputetës që e përbuzi!
Por s’po me duket e hieshme me këta “mentarët” që po kërcejnë me pleq e plaka, keshe po e përkrahim arsimtarin, e me Televizionet, tue intervistua, thua se e paska marrë çmimin Nobel për letërsi!
S’po di!