Deputetja e Vetëvendosjes, Yllëza Hoti, po del të ketë shpenzuar 810 euro për karburante për vetëm dy muaj nga paratë e shtetit.
Këto shpenzime ajo i ka bërë për të shkuar në punë (Kuvendin e Kosovës), shkruan lajmi.net.
Por, nuk dihet se si i ka bërë gjithë këto shpenzime Hoti pasi që në profilin e saj në Facebook figuron se ajo jeton në Prishtinë, ndonëse është me prejardhje nga Prizreni.
Këto shpenzime siç janë publikuar nga Kanal10 ajo i ka bërë gjatë muajve nëntor dhjetor.
Fakt tjetër interesant dhe kontravers është fakti se ajo nuk ka fare veturë të deklaruar në pronësi të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.