Një reagim e ka bërë edhe babai i moderatores.
Përmes rrjeteve sociale, babai i Einxhel Shkirës ka reaguar duke bërë një kërkesë drejt televizionit të Top Channel,
Ai ka kërkuar nga televizioni që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit të Romeos dhe Donaldit.
Gjithashtu në postimin e tij ai ka shtuar se dy vëllezërit Veshaj i kishin premtuar Einxhelit të tjera gjëra rreth punës dhe ka rezultuar e kundërta, pra duke mos e realizuar këtë gjë.
Kujtojmë se, të martën Einxhel dhe Donaldi kishin një debat të ashpër me njëri-tjetrin për gjëra personale gjatë kohës kur kanë punuar bashkë si moderatorë.